Bujanoc: Koncerti  "Ndihma juaj realizon ëndrrën e maturantit" shembull pozitiv
Lokale

Bujanoc: Koncerti "Ndihma juaj realizon ëndrrën e maturantit" shembull pozitiv

26.Feb.2018 14:57
0
Organizata "Shpresa" në bashkëpunim me shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc ka mbajtur koncert humanitar me qëllim të ndihmës për maturantët.

Kryetari i kësaj organizate Nevzad Lutfiu, gjatë një bisede për portalin Titulli.com theksoi se ky organizim ka pasur karakter humanitar me qëllim të ndihmohen maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi” ku u mblodhën 18 mijë e 750 dinarë.

Sipas Lutfiut këto para i dedikohen maturantëve të cilët nuk kanë mundësi financiare të realizojnë ekskursionin i cili do të realizohet në përfundim të këtij viti shkollor.

Ai është shprehur se në këtë organizim u promovuan talentët e komunës së Bujanocit dhe Preshevës ku ishte një rast i mirë edhe për ata që dëshiruan të promovohen me talentet e tyre që i kanë e njëkohësisht edhe ti ndihmojnë shokët./Titulli.com/

Mbahet seminar me nxënës të shkollës së mesme në Bujanoc (video)
Bujanoc: Shkollat me ngrohje stabile, komuna me buxhet edhe të emergjencës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration